TE ZBATONI KATO PARA SE USHTRONI GAZETARINENga Edinora Prega
Gazetari është në shërbim të interesit publik. Kredibiliteti i gazetarit dhe i profesionit të gazetarisë bazohet në nderin profesionist, integritetin dhe njohuritë. Është në interes të çdo gazetari, por edhe detyrë e tij, që t` i përmbahet këtij Kodeksi.
Është detyrë e gazetarit që ta respektojë të vërtetën dhe të luftojë për të, duke pasur çdo herë parasysh të drejtën e opinionit që të dijë dhe nevojën njerëzore për drejtësi dhe humanizëm.
Gazetari është i detyruar ta mbrojë lirinë dhe të drejtën për grumbullimin dhe shpalljen pa pengesë të informatave, si dhe për komentim dhe kritikë të lirë. Gazetari punon në frymën e idesë që të jetë vëzhgues kritik i atyre që kanë mundësi më të mëdha në shoqëri, politikë dhe ekonomi.
Për gazetarin faktet janë të paprekshme dhe është obligim i tij që ato t` i përdor drejt dhe të pengojë keqpërdorimin e tyre, qoftë kur është fjala për tekst, fotografi ose për ton.Thashethemet dhe paragjykimet pamëdyshje duhet të karakterizohen si të tilla.Është obligim që lajmi dhe komenti të ndahen qartë.
Është obligim i gazetarit që ta plotësojë informatën jo të plotë dhe ta përmirësojë informatën jo të saktë, në radhë të parë atë që mund të shkaktojë dëme, duke iu përmbajtur me këtë rast rregullave që përmirësimi të jepet në mënyrë gjegjëse.
Racën, besimin, përkatësinë kombëtare dhe etnike, orientimin seksual dhe statusin familjar të personit, gazetari do t` i përmendë vetëm nëse është e domosdoshme për informatë.
Për grumbullimin e informatave, në çfardo forme, gazetari përdor metodat e ndershme profesioniste dhe të lejuara juridikisht. Heqja dorë nga kjo rregull është e lejueshme vetëm në rastet kur ato metoda nuk janë të mjaftueshme, ndërsa informata, e cila duhet të sigurohet, ka rëndësi të madhe për opinionin.
Është e drejtë dhe obligim i gazetarit që të mbrojë burimet sekrete të informatave, por edhe të vërtetojë çdo herë motivet e burimit sekret, para se të premtojë anonimitetin dhe mbrojtjen e sekretit.
Gazetari është i obliguar që me kujdes të madh të merret me jetën private të njerëzve. E drejta në jetën private ka rëndësi të përpjestueshme me atë të funksionit politik të cilin e kryen individi, por në këto raste duhet të ruhet dinjiteti njerëzor.
Gazetari është i obliguar ta ruajë integritetin e personave të mitur, të ndryshëm na të tjerët dhe të hendikepuar.
Kur raporton për procedurat hetuese dhe gjyqësore, gazetari duhet ta marrë parasysh supozimin se çdokush është i pafajshëm derisa të mos vërtetohet e kundërta dhe me asgjë nuk guxon të prejudikojë rezultatet e procesit gjyqësor.
Gazetari nuk guxon të pranojë privilegje të çfardo lloji, të cilat do të mund të kufizonin ose të vënin në dyshim autonominë dhe objektivitetin e tij dhe do të dëmtonin lirinë e vendosjes së botuesëve dhe të redaksive.
Është obligim i gazetarëve që të jenë solidarë me kolegët në atë masë e cila nuk do ta pengojë që të kryejë me sukses detyrat profesioniste as nuk do të rrezikoheshin principet themelore të kodeksit të gazetarisë.
Si është i gatshëm që punën e vet ta vënë në vlerësim të opinionit, gazetari poashtu duhet të jetë i gatshëm që të ballafaqohet me vlerësimin e organit objektiv, i cili kujdeset për mbrojtjen e autoritetit të profesionit.

-----------------
Video mund të mos përbëjë provë në gjykatëNga Alfred SHKURTI
Video e skandalit nuk mund të përdoret si provë në gjykatë, pasi nuk është kryer me një vendim gjykate. Mësohet se gjatë procesit të zbardhjes së videos është vërtetuar fajësia e Pangos dhe nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme i është bërë një ftesë ish-ministrit për të ardhur dhe për të dëshmuar, pasi ai nuk mund të thirret për shkak të imunitetit të tij. Por, ajo që i shqetëson prokurorët është diçka tjetër. Përgjimet nuk mund të përdoren si prova në rast se nuk janë kryer me një vendim gjykate, i cili u lejon organeve kompetente përgjimin e dikujt për ta përdorur atë më pas si provë në procesin e ngritur ndaj tij. Në këtë rast, nuk ka asnjë vendim gjykate që mund ta legjitimojë këtë përgjim, edhe pse në të duket qartë abuzimi i ish-ministrit.
Gjendja duket e pashpresë për prokurorët e kësaj çështjeje por ndoshta një zgjidhje ekziston për ta dërguar Ylli Pangon në gjyq. Mundësia e vetme është ajo e denoncimit të vajzave, me të cilat Pango ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendi pune. Në këtë rast, prokuroria mund të niste një hetim ndaj Pangos, pa pasur nevojë për një vendim gjykate që t’i lejoj përgjimin e këtij të fundit.
Pak ditë më parë, Pango u braktis dhe nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. Kjo besohet se ka ardhur për shkak se Pango ka deklaruar, në një emision televiziv, se ka dërguar avokatin e tij për të negociuar me drejtuesit e “Fiks Fare”. Por kjo deklaratë është hedhur poshtë nga avokati Gjokutaj, i cili nuk e ka pranuar këtë fakt. Tashmë, Pango është braktisur nga të gjithë dhe është i vetëm përpara gjithë opinionit publik, i cili e kritikon vazhdimisht për ngjarjen, e cila tronditi gjithë vendin. Pango u braktis dhe nga një pjesë e kolegëve të tij të partisë, të cilët e etiketuan atë si “delen e zezë” të PD-së. Gjithashtu, ai tashmë nuk mund të ushtrojë as detyrën e pedagogut, pasi Këshilli i Rektorëve, propozoi që Pango të mos ketë më statusin e pedagogut.