FTOJ QYTETARET TE NDJEKIN REZULTATIN ME MATURIDal para jush për të falënderuar gjithë përfaqësuesit e të gjitha forcave politike, të cilët menaxhuan sot, të paktën, sipas të dhënave të deritanishme, një proces zgjedhor dinjitoz. Menaxhuan atë në tërësi, me frymën e një bashkëpunimi luajal bazuar në ligjin konsensual të miratuar nga parlamenti shqiptar. Natyrisht, faza në të cilën hyn procesi zgjedhor është dhe faza vendimtare, por para se të bëj komente për këtë, unë dua të falënderoj shumë të gjithë qytetarët shqiptarë që e vlerësuan në mënyrën më serioze këtë proces.
Dua t’u informoj se pjesëmarrja në këto zgjedhje përbën risinë më positive të tyre. Nuk mund të them shifrën e saktë, por të paktën ajo është 15% më e lartë sesa në zgjedhjet e vitit 2005. Mund të jetë dhe më shumë, por po rezervohem të mos jap një shifër më të lartë.
Kanë votuar fuqishëm Tirana, Durrësi, Shkodra Korça, Elbasani, pra në tërësi është treguar një entuzizëm elektoral. Ju kërkoj njerëzisht të mos merrni përqindjen se për secilin prej jush është e qartë që përqindja i referohet 3.1 milionë zgjedhësve dhe të paktën, 1.2 milionë nuk janë në Shqipëri.
Ne do të japim përqindjen krahasuese, votimin e 2005 me të 2009-ës, pra zgjedhjet me pjesëmarrje jo të mirë- pavarësisht nga rezultati kush zgjidhet, në çdo process zgjedhor, dikush fiton dikush humbet, – që në të vërtetë të duken si zgjedhje me ngërç.
Zgjedhjet me pjesëmarrje të gjerë janë zgjedhjet ku sovrani flet fuqishëm në mënyrë vibrante optimiste, entuziaste me zërin e tij dhe kjo pra është meritë e çdo qëtetari shqiptar që ka marë sot pjesë në votime.
Qendrat e votimit do të mbyllen, sepse orari kështu e përcakton, por procesi do të vazhdojë ku ka njerëz në radhë.
Fat i madh që këto zgjedhje siç mund ta keni konstatuar, kanë qenë më të thjeshtat, me një fletë votimi, vërtetë një lehtësi e madhe për qytetarët. Zgjedhjet nuk janë karakterizuar nga radhë të mundimshme shumëorëshe, kanë ecur më mirë se çdo proces që kemi zhvilluar
Faza më e rëndësishme edhe më delikate, është faza që vjen , por unë kam besim të plotë, së pari tek komisionerët të cilët e menaxhuan me dinjitet procesin electoral. Me shkallë të lartë përgjegjësie ligjore zbatuan ligjin dhe kanë meritë të veçantë.
Së dyti, kam besimin më të madh tek forcat e policisë, policia e shtetit. Siç jeni dëshmitarë, në këtë fushatë, ka patur zero implikim të forcave të rendit në procesin elektoral, madje shumë prej tyre mund të kenë mbetur pa votuar për shkak të detyrës, sepse janë trasferuar në rrethe të ndryshme.
Kam besim të plotë se në traditën e tyre të shkëlqyer, edhe të vitit 2005, edhe të vitit 2007, ata kanë bërë transportin e përkryer të materialit.
Së treti, besimi më i madh është tek numërimi që do të jetë elektronik dhe mund të ndiqet. Mora vesh se në Fier mund të ndiqet nga qendra e qytetit për shkak të një ekrani të madh që kanë vendosur; pra do të jetë votimi më transparent, më modern që është bërë ndonjëherë.
Ndaj dhe shpreh bindjen time se detyrimet e mbetura do të përmbushen me shkallë të lartë përgjegjësie dhe dinjiteti.
Së fundi, do të theksoj se në këto zgjedhje nuk ka të humbur, janë zgjedhje vetëm me të fituar, sepse Shqipëria europiane është Shqipëria e të gjithë qytetarëve shqiptarë, këtu s’ka vend për asnjë lloj komenti.
Ndaj dhe unë do t’i ftoja të gjithë qytetarët që të ndjekin rezultatin me maturi, me qytetari, pa krijuar idera të triumfatorëve dhe humbësve. Në fakt, nuk është kështu, e them me bindje, e kam përsëritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë fushatës, këtu fiton çdo qytetar shqiptar me projektin europian, të cilin siç duket e kanë shumë për zemër.
Pres me qetësi në zyrën time rezultatin deri në orët e vona, se unë e kam ditën e gjatë deri nga ora 2 – 3. Të gjithë duhet të ndjekin këtë rezultat me vëmendje, me interes, me dinjitet, siç u ka hije.
Pyetje
Z.Kryeministër bëtë një krahasim me zgjedhjet e vitit 2005 dhe thatë se pjesëmarrja, të paktën është 15% më e madhe krahasuar me 2005. A mund të na bëni një krahasim me 2005 dhe 2007 përsa i përket standardeve, duke patur parasysh se institucionet ndërkombëtare dhe mediat e huaja kanë raportuar që këto zgjedhje janë një test për Shqipërinë Europiane. A e keni kaluar testin?
Vlerësimin përfundimtar për zgjedhjet e kanë 500 vëzhgues të huaj dhe 5000 shqiptarë. Një gjë është specifikë e këtyre zgjedhjeve: janë zgjedhjet më të vëzhguara në tërë historinë e pluralizmit. Dhe sigurisht, vëzhguesit kanë qenë në çdo qendër, kanë ndjekur çdo etapë, vlerësimet e mia janë më të përgjithshme se të tyret, por çka mund të them unë, është se baza e re elektronike përbën risinë më madhore të këtyre zgjedhjeve. Ligji i ri konsensual dhe sistemi proporcional rajonal ka ul shumë tensionet, siç e patë, ka ndikuar fuqishëm në një klimë krejt tjetër.
Pra, listat elektronike, unë nuk them se kanë qenë perfekt, se s’ka lista perfekte, por krahasuar me ato që debatoheshin me javë të tëra, nuk janë.
Ndaj dhe dita ka qenë tërësisht e qetë, ka patur gjëra të vogla, por nuk ka zgjedhje pa probleme të vogla, rëndësi ka që nuk ka pasur probleme madhore. Ata që menaxhuan procesin, kanë një meritë të veçantë, e kanë menaxhuar në mënyrë dinjitoze procesin, sipas të dhënave që kam.
IPR marketing sapo ka publikuar rezultatet e sondazhit ku Partia Demokratike fiton me 6 pikë kundrejt Partisë Socialiste. Edhe pse ju s’i besoni sondazheve, do të kishit një koment?
Komenti im është ky: Unë besoj kur numërohen të gjitha votat dhe kur KQZ shpall rezultatet. Ky është qëndrimi im ndaj rezultatit, unë nuk mund të them, njëherë i besoj dhe njëherë s’i besoj, se po t’i besoj, do t’i besoj gjithmonë.
Ju e dini qëndrimin tim ndaj poll-eve. Nuk them se janë gabim gjithnjë, por unë në këtë rast do të pres numërimin elektronik që do të bëhet me kamera. Online është, është një grup i shoqërisë civile që ka marrë përsipër paralelisht me KQZ të llogarisë shumën.
Opozita përgjatë gjithë ditës ka shprehur kontestimet e saj në lidhje me procesin. A keni ndonjë koment në lidhje me ato që ajo ka shprehur?
Atë koment që pata, e bëra. Një gjë tjetër: Majlinda do të nxjerrë një vegël të çuditshme që ai e ka shpërndarë, pasi e ka importuar nga dyqanet e seksit në Tailandë.
Ju nuk doni t’i besoni rezultateve të sondazheve, por në të njëjtën kohë thoni që ka një përqindje 15% më shumë se në zgjedhjet e 2005-ës, në zgjedhjet e 2005 kanë marrë pjesë në votime 1.396 000 zgjedhës dhe këtë herë janë rreth 210 000 që marrin pjesë më shumë. Sipas opinionit tuaj kë favorizon kjo shifër prej 15%, sepse ju thoni na favorizon ne, PS thotë që favorizon ata?
Nga eksperienca ime e gjatë elektorale, të gjithë bashkëpunëtorëve të mi u kam thënë në mënyrë të përsëritur dy javët e fundit që në të gjitha përllogaritjet tona duhet të mbajnë parasysh se do kemi një pjesëmarrje shumë më të madhe se ajo që parashikojmë. Ua kam thënë gjithë kryetarëve të grupeve të qarqeve, e ndjeja këtë nga disa faktorë:
Po të marrësh dy zgjedhjet e fundit elektorale, kemi patur rreth 1 350 000 – 1 390 000 dhe bashkëpunëtorët e mi llogaritë i bënin me këto shifra. Unë u thashë atyre dy javët e fundit që nuk do të jenë këto shifra, e ndjeja, shihja një klimë krejt tjetër.
Megjithëse atë do ta zbulojë rezultati, mendoj se gjenerator i entuziazmit jam unë me projektin tim, kështu besoj unë të paktën.
Zërat kritike janë shprehur sot mbi qetësinë në PD, keni patur vetëm paradite disa konferenca për media, ndërkohë që nuk ka ndodhur kështu në kampin opozitar…
Sigurisht, opozita është opozitë dhe duhet pranuar që mund të ndodhë të keqinterpretojë ndonjë gjë, por unë gjykoj se edhe qëndrimi i tyre ka qenë qëndrim joacarues. Ai ishte problemi i mediave se sapo doli çimka, mediat harruan zgjedhjet dhe u morën me çimkat, është punë e mediave, jo e jona.
Në fakt, jo e gjithë opozita ka qenë kaq kritike ndaj pçrocesit zgjedhor, bien në sy deklaratat e kreut të LSI-së z Meta, që e ka cilësuar procesin mëse normal. Si e vlerësoni ju këtë qëndrim?
Nga të dhënat tona duket se është një proces krejt normal, por unë nuk kam qenë vëzhgues në çdo qendër, unë i referohem informacioneve që vijnë nga fusha dhe nga media, të cilat për hir të së vërtetës, kanë pasur informacionet më të mira.
Për ta përshëndetur, nuk e di në e meriton apo jo përshëndetjen, megjithatë e vlerësoj si qëndrim objektiv.
Thatë pak më parë se do të prisni me qetësi rezultatin deri në 2 të mëngjesit. A prisni ndonjë telefonatë nga z.Rama për çka do të ndodhë lidhur me rezultatin?
Në rast se më takon mua t’i telefonoj, unë do ta bëj, do ta telefonoj. E kam vendosur
Si e vlerësoni prononcimin e ndërkombëtarëve, të ambasadorit amerikan, të zBosch?
Ambasadori amerikan dhe ambasadori Bosch dhe të gjithë miqtë e Shqipërisë kanë pasur një interes absolut që Shqipëria dhe shqiptarët të dëshmojnë të gjithë maturitetin në këtë process zgjedhor. Pastaj, një gjë do t’u them, zgjedhjet janë sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare. Nëse ka një proces universalisht të pranuar me gjykatës ndërkombëtar, janë zgjedhjet.

------------------------
INTERVISTA/ KADARE: KRIMET SERBE NUK MUND TE LIHEN NE HARRESE NE EMER TE PAQESIMIT TE GADISHULLITIntervistoi: Vehbi Bajrami
Shkrimtari i njohur Shqiptar ka dhënë një intervistë për botuein egazetës Illyria në Amerikë. Këtë këtë intervistë po e botojmë edhe në faqen tonë me mirëkuptimin e intervistuesit që është edhe botues i gazetës në fjalë.
Illyria: Sapo jeni kthyer nga Kosova, ku u pritët me shumë ngrohtësi. Ju falenderojmë për këtë bisedë me lexuesit e gazetës « Illyria » të Neë York-ut. Pas çlirimit të Kosovës, politika serbe jo vetëm që nuk pranon të kërkojë ndjesë për genocidin në Kosovë, por po bën një fushatë të gjerë për t’u paraqitur para botës si palë e viktimizuar. Si e vlerësoni rolin e politikës së Kosovës e të Shqipërisë për të demantuar akuzat serbe?
Kadare: Mendoj se ky rol ka qenë disi i pamjaftueshëm. Ka disa faktorë që e kanë penguar. Ka një trysni të pjellë nga një keqkuptim disi i përgjithshëm që, duke mos u kujtuar krimet serbe, ndihmohet paqësimi i gadishullit. Keqkuptimi është i rëndë. Dhe kryekëput i dëmshëm. Historia e njerëzimit tregon se çlirimi nga e keqja vjen nëpërmjet dënimit të saj dhe asnjëherë përmes harresës. Duket komod kërkimi i drejtpeshimit, klishetë, të dy palët bënë gabime, të kërkojnë harrim në emër të së ardhmes, etj. Por kjo kinse zgjidhje idilike, pa pendesë dhe pa dallim të xhelatit nga viktima, fsheh një kurth të rrezikshëm.
Për Holokaustin gjithashtu u bënë përpjekje që, në emër të „pajtimit“ ndëreuropian, të lihej në harresë. Por, falë këmbënguljes së drejtë të hebrenjve, kjo nuk ndodhi.
E keqja më e madhe ka qenë ajo që përmendni ju, kthimi i gjithçkaje kryengulthi, paraqitja e serbëve si palë e viktimizuar. Po kryhet kështu mu në sytë tonë, të krejt kontinentit, një dhunim monstruoz ndaj së vërtetës. E bashkë me këtë, kërkohet që Europa dhe Aleanca Atllantike t’i bëjë, në një farë mënyre një mohim, aksionit më emancipues të saj: ndërhyrjes për ndalimin e një masakre. E vërteta në këtë rast është një dhe nuk mund të ndryshohet. Në Kosovë krimet serbe kanë qenë të lemerishme. Amnezia nuk eshtë në të mirë të askujt, duke përfshirë këtu dhe vetë Serbinë.
Illyria: Sa mund ta dëmtojë Kosovën kjo fushatë nëse pala shqiptare nuk bën më shumë për të dëshmuar të vërtetën e saj?
Kadare: Kjo e ka dëmtuar ndërkaq Kosovën. Qëndrimi duarkryq përpara fushatës çorientuese serbe është i papranueshëm. Unë jam europianist i vendosur dhe nuk shoh asnjë projekt të ardhshëm të Shqipërisë , Kosovës, krejt kombit shqiptar jashtë miqësisë me aleatët tanë perendimorë, Europë dhe SHBA. Ndërkaq pikërisht me miqtë e vërtetë thuhet më lehtë e vërteta. Dënimi i krimeve në Kosovë, e në krejt Ballkanin do të hapë rrugën e emancipimit të vërtetë.
Në asnjë rast nuk jam partizan i goditjes vetëm të „kalit të rrëzuar“, siç quhen disa herë serbët. Në qoftë se zbulohen dhe vërtetohen krime të shqiptarëve, le të dënohen edhe ato një për një. Ndërkaq, në çdo rast kacafytjesh thelbin e çdo drejtësie në botë e përbën përmasa e dhunës dhe përmasa e përgjigjes ndaj saj. Retorikat e mjegullta ballkanase nuk kanë vend këtu. E aq më pak simetria komode, ajo që lejohet në grindjet e kalamajve, por jo në ato të popujve. Në fund të mijëvjeçarit në Kosovë u ndeshën dy popuj, njeri me ushtri, me polici, me tanke dhe me doktrinë robërimi, tjetri me armë të rastit dhe me doktrinë të kundërt. Ajo që ndodhi, duke përfshirë edhe dhunën shqiptare, duhet të gjykohet paanësisht, siç gjykohet konflikti midis dy popujve dhe jo midis një populli dhe një nënpopulli.
Illyria. Një nga akuzat serbe ndaj shqiptarëve, që ka bërë jehonë edhe në shtypin ndërkombëtar e në organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është ajo mbi „transplantimin apo trafikimin e organeve të viktimave serbe gjatë luftës së Kosovës“. A ka qenë në nivel reagimi i shqiptarëve rreth kësaj akuze serbe?
Kadare: Nuk jam i sigurtë në se reagimi shqiptar ka qenë në nivelin e duhur ose jo. Problemi shkon më thellë. Mungesa e seriozitetit ka pasoja të rënda kudo, por, në shqyrtimin e krimeve gjithçka rëndohet. Për fat të keq, kjo ka ndodhur. Mohuesit (negacionistët) janë një dukuri e njohur. Nuk ka epokë pa ta, ashtu siç nuk ka popull pa rimohues (renegatë).
Për hakmarrjen „e tmerrshme“ shqiptare janë shkruar libra të tërë e janë bërë profecira ogurzeza. Sipas tyre, në Kosovë duhej të bëhej kërdia. Jam i sigurtë se sikur të gjykoheshin një për një, madje me gjyqe të bujshme rastet e hakmarrjes shqiptare , bota do të pësonte një zhgënjim pozitiv, nëse mund të përdoret një shprehje e tillë. Rrjedhimisht hetimi dhe dënimi i tyre nuk do të ishte aspak në dëm të çështjes shqiptare. Le të marrim, për shembull, ngjarjen më të rëndë, djegien e kishave serbe. Ishte pa dyshim ngjarja që e dëmtoi dhe vazhdon ta dëmtojë më së shumti Kosovën. Edhe në këtë rast kam bindjen se një hetim serioz do të nxirrte një të vërtetë më të thellë nga ajo që u trumbetua. Eshtë normale që mendimi i parë që të vjen në këtë rast është se kishat u dogjën nga shqiptarët. Dhe e vërteta , me sa duket, është kështu: kishat u dogjën vërtet nga duar shqiptarësh. Por kjo s’duhej ta pengonte një hetim serioz për t’i shkuar më thellë së vërtetës. Logjika e kërkonte këtë. Djegia brenda një nate e një numri kaq të madh kishash ka qenë një aksion monstruoz e njëkohësisht antishqiptar i llogaritur për të neutralizuar të vërtetën e tragjedisë që pësoi Kosova: krimet, shpërnguljet, vrasjet e foshnjave, përdhunimin e pafund të grave dhe të vajzave shqiptare. Shqiptarët nuk kishin djegur kurrë kisha serbe. Nuk kishin djegur gjatë epokës otomane, kur s’mund të thuhet se shteti osman kishte ndonjë zell të madh për t’i mbrojtur ato. Nuk kishin djegur gjatë robërisë jugosllave, kur ishin plot mllef kundër Jugosllavisë. Nuk kishin djegur gjatë Luftës së Dytë Botërore , kur quheshin dhe në të vërtetë ishin, në rrethana më të favorshme se serbët.
Atëherë përse do ta bënin këtë pasi e fituan lirinë? Për të vërtetuar parullën serbe se nuk luftonin për liri, por kundër krishtërimit? Përse do të bënin një akt të dënueshëm nga ana njerëzore e politike, që i armiqësonte me Europën dhe SHBA-të, ndaj të cilave mirënjohja e tyre s’kishte kufi?
Hetimi serioz do të shkonte përtej duarve të shqiptarëve, te projektuesit e krimit, ata që ishin të interesuar që krimi të ndodhte.
Nuk përpiqem kurrsesi t’i nxjerr engjëj shqiptarët. Eshtë e neveritshme të mbrosh një palë kriminelësh ngaqë ata janë të kombësisë tënde dhe gjithë zellin ta drejtosh kundër palës tjetër, ngaqë ata janë të kombësisë së huaj. Por gjithkush duhet të dënohet për ato që ka bërë dhe për aq sa ka bërë.
Të gjithë e dinë ç’është terrorizmi i sotëm dhe cilat janë metodat e tij. Për një habi të madhe, nuk kam parë ndonjë herë të vihet në dukje se në konfliktin me serbët shqiptarët nuk kanë përdorur metoda të bujshme terroriste: rrëmbime avionësh, mitralime civilësh apo hedhje bombash në sheshet ose kafenetë e Beogradit. Janë akte që mund të ishin ndoshta tunduese, për shkak të natyrës disi teatrore të shqiptarëve. Por ja që ato nuk ndodhën dhe, për fat, ato janë akte të tilla që s’mund të ndodhin në heshtje apo në qilare të fshehta, siç janë fantazitë me trafik organesh të zonjës del Ponte.
Illyria. Në të gjitha problemet e sotme në Ballkan ndeshemi me çështjen e nacionalizmit. Përshtypja është se pikëpamjet për të janë shpesh burim paqartësish.
Kadare: Për paqartësinë keni të drejtë. Eshtë një panair i vërtetë për spekulantët. Përdoret pas interesit, ashtu si nocionet komb, patriotizëm, madje atdhe.
Kërkesa për ta luftuar nacionalizmin agresiv është, jashtë çdo diskutimi, e domosdoshme. Çështja shtrohet që dënimi i tij të bëhet sipas një standarti të vetëm. Midis dy popujve në konflikt nuk mund të kërkohet që njeri të jetë model i liberalizmit në këtë rast, e tjetrit t’i lejohet e kundërta.
Kjo ndodh, për fat të keq, me shqiptarët e serbët. Serbët i kanë mbushur mendjen vetes se u dënuan pa të drejtë. Si rrjedhim, ata kërkojnë kompesim, për të mos thënë shpagim.
Këtu qëndron e keqja. Kujdesin europian për ta, e përkthejnë gabim. Sigurisht që në Kosovë ata kanë të drejtën e padiskutueshme të gëzojnë të drejtat maksimale që japin standartet maksimale europiane. Por, në vend të kësaj ata ëndërrojnë një gjë absurde. Ata duan të kenë në Kosovë statusin e një pakice sui generis. Thënë ndryshe një kinsepakicë që, në të vërtetë, të ketë peshën e një shumice. As më pak, as më shumë kërkohet kthimi në aparteid, në gjendjen e kushtëzimit racist ndaj shqiptarëve.
Qytetërimi europian, duke pranuar fajin e racizmit e ka dënuar atë pa mëshirë dhe pa kthim. Serbët duhet ta harrojnë përgjithmonë patologjinë antishqiptare.
Për t’u kthyer te standarti i njejtë për luftën kundër nacionalizmit dua të theksoj se askush nuk ka të drejtë t’u kërkojë serbëve të mos e duan atdheun e tyre. Madje mendoj se po ta donin siç duhet atdheun serb, do të ishte më mirë edhe për fqinjët e tyre. Dhe kjo është e vërtetë për gjithë ballkanasit. Ndërkaq ndodh që shqiptarëve iu kërkohet pak a shumë tërthorazi të jenë disi shpërfillës ndaj kombit të vet. Pavarësisht se nuk thuhet haptas, një de-shqiptarizim i hapësirës shqiptare në Ballkan quhet si diçka pozitive në dobi të multietnicitetit. Mendoj se është e kundërta. Pikërisht ky de-shqiptarizim i nxitur, që të kujton shkombëtarizimin otoman, që shqiptarët e njohin mirë, mund të jetë një shtysë për një hovzim të nacionalizmit shqiptar, në atë kuptim të keq që e dëgjojmë shpesh.
Kam vënë re disa herë një droje, një mëdyshje, për të pohuar me zë të lartë popullin shumicë që jeton në Kosovë. Disa herë përdoret fjala “shqipfolës”, disa herë kursehet edhe kjo. Prirja për të shpikur një klonim, një tjetër komb, nuk mungon, thua se Kosova, ashtu siç është, nuk e përligj veten.
Arsyeja e të qenit të çdo populli është jeta e tij, natyrisht e pandarë nga liria e tij. Nëse kjo ridëshmon ide ose doktrina pozitive, aq më mirë. Por popujt nuk mund të shërbejnë vetëm si vitrina idesh. Arsyeja e të qenit të shqiptarëve, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë është e njejtë me atë të çdo populli tjetër në Europë. Ky është një ligj universal dhe për shqiptarët nuk është e detyrueshme një leje e veçantë për të.
Illyria: A mendoni se janë shanset për një paqe të qëndrueshme në Ballkan?
Kadare: Natyrisht që të gjithë janë të interesuar për paqe dhe qetësi në Ballkan. Në radhë të parë shqiptarët dhe serbët. Më lejoni të përsëris mendimin se Ballkani i sotëm nuk ka nevojë për popuj misionarë. Koha ka treguar se misionarizmat kanë qenë të gabuara. Ne shqiptarët u bëmë gaz i botës me “misionin planetar” të mbrojtjes së marksizëm-leninizmit. Të tjerët s’patën ndonjë fat më të mirë me misionarizimin e tyre, madje serbët pësuan ndëshkimin. Nëse ka sot një mision me përmasa vërtet të mëdha në gadishull, ky është pajtimi. E në këtë pajtim ndërballkanik normaliteti midis shqiptarëve dhe serbëve është ndoshta kryesori.
Po ky normalitet nuk mund të kryhet me sajesa kozmetike.
Shikoni për shembull çështjen e Mladiçit. Kam përshtypjen se këtij horri vulgar të soldateskës serbe ia rritin vlerën si në një ankand, thua se pas dorëzimit të tij do të ndodhë mrekullia.
Problemet e gadishullit janë shumë më të thella. Vendosja e drejtpeshimit në Ballkan mund të bëhet vetëm nëpërmjet një aksioni të gjatë dhe respektit të barabartë për këta popuj. Historia ballkanase është vërtet shpesh herë kundërthënëse, por në fund të fundit, gjithë historia e njerëzimit është e tillë. Europa e sotme, ku këta popuj kërkojnë të hyjnë, duke qenë kontinenti i të drejtave universale të njeriut, është në radhë të parë Europa e kombeve të lira.