AlbNewsDeputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Nikollaq Neranxi do të ndiqet penalisht nga Prokuroria e Përgjithshme. Vendimi erdhi pas kallëzimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për kontrabandë. Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, Neranxi qe besohet të kapin shifrën e rreth 136 milionë lekëve dëm ndaj shtetit shqiptar. Kalimi i mallrave në doganë pa i deklaruar u zbulua fillimisht nga tatimet, të cilat i referohen vitit 2004-2005 për abuzime edhe te vete doganiereve në këtë çështje. Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili përfaqëson partinë opozitare LSI-në. Shkresa e Prokurorisë është dërguar sot në Kuvend. Bëhet e ditur se hetimet për deputetin kanë nisur në janar të këtij viti, pas kërkesë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.