Kryeministri Berisha që mbrëmë ka nisur negociatat në lidhje me kabinetin e qeverisë së re. Por ai tashmë është i kushtëzuar sa i përket premtimit të tij për “Qeveri 12 ministrore”. Tashmë kreu i qeverisë ka filluar kalkulimet tij. Nëse deri në fund rezultati do të mbetet i tillë, pra “Aleanca për Ndryshim” nuk do të ketë më shumë se 71 deputetë, atëher opsioni për “Qeveri 12 ministrore” është i rënë, për shkak se duhet të hyjë në negociata të cilat në një mënyrë apo një tjetër do të kërkojnë kurbane karrigesh ministrore. Por gjasat janë të ndodhë e kundërta. Berisha tashmë i ka të gjitha shanset që brenda 12 orëve ai të jetë në krye të 74 depuetëve dhe vetë ai i 75-sti. Ndërkohë pritet që menjëherë pas deklaratës së KQZ-së për shpelljen e rezultatit të zgjedhjeve, kreu i shtetit Bamir Topi të bëjë menjëherë dekretim. Burime brenda kryeministrisë bëjnë me dije se qeveria e re do të fillojë detyrën brenda muajit gusht.