BREGU: FITUAM, DO QOJME SHQIPERINE NE BE

AlbNews

Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu nga selia e PD-së ka deklaruar fitoren e koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, në zgjedhjet e 28 qershorit. “Lajmëroj fitoren e koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, nuk ka asnjë dyshim se maxhoranca dhe koalicioni i së djathtës do të qeverisë Shqipërinë edhe për 4-vjet të tjera”, tha Bregu. Sipas saj, koalicioni i djathtë do të jetë një koalicion stabël që do qeverisë Shqipërinë evropiane.
Reagon PS: Ka plane për vjedhjen e fitore tonë
Menjëherë pas zëdhënëses Bregu që deklaroi fitoren e së djathtës në zgjedhje ka reaguar PS-ja e cila e vlerëson se deklarata tregon planin ogurzi për të rrëmbyer fitoren e koalicionit “Bashkimi për Ndryshim”. Sipas kandidatit të PS-së ne qarkun e Tiranës,Ditmir Bushati në qarkun e Fierit po ushtrohet trysni për të mos lejuar numërimin e votave. “Verdikti i popullit shqiptar është deformuar”, tha ai.
Tags:

About author

Curabitur at est vel odio aliquam fermentum in vel tortor. Aliquam eget laoreet metus. Quisque auctor dolor fermentum nisi imperdiet vel placerat purus convallis.