AlbaNewsPas deklaratës së një dite më parë të Gramoz Ruçit, sipas të cilës e djathta as nuk i kishte dhe as nuk kishte për t’i pasur, sot Berisha i dha të drejtë atij duke i thënë se vërtetë nuk i kishte 71 deputetë por 75. Ajo që kishim rreth dy muaj që presnim, bashkimin e Metës me Berishën ndodhi. Është me mend tjetri. Nuk i çon dëm 4 mandatet e tij. Por në zgjedhje mori pjesë edhe një dikush tjetër që bëri gjithë lojën e këtyre që shikohen në TV. Nano. Ai na ka premtuar se me 29 do të ishte tek selia rozë dhe madje jo vetëm kaq, por në krye të socialistëve. Por Nano nuk u pa atje as me 29, as me 30. Madje as sot që është data 4 korrik. Ku vajti ky Nano. E kërkuam kudo. Më në fund morëm vesh se kishte shkuar me pushime. Madje morëm vesh që ai i kishte dërguar edhe një SMS Ramës që me datë 28 qershor. Ja se çfarë i shkruante. “Jam në një ishull dhe do rri ca kohë. Çelsat e zyrës mi lër tek “Shefikati”. Eh. Si duket dy mundësi janë. Ose Nano është vërtetë në një ishull, atë të Ben Blushit, dhe don të rrijë larg zullumuhisë që po ndodh në PS ku Ramës po i vërsulën të gjithë. Ose Nano e bën këtë sepse i vjen turp për ligështinë e kundërshtarit të tij dhe nuk i duket burrëre të luftojë me një përballë një foshnje.