AlbNewsPartia Socialiste sapo njoftoi se në orën 19:00 kreu i kësaj force politike do të dalë një konferencë për shtyp. Rama pritet të flasë në lidhje me lëvizjen më të fundit politike të Lëvizjes socialiste për Integrim. Por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë deklarate për të ardhmen e tij në Partinë Socialiste. Sipas statutit të kësaj force politike, duke qenë se PS është humbëse në zgjedhje, Rama duhet të largohet nga posti i kryetarit. Deri më tani dy personazhe janë në pritje të kandimit për këtë karrige. Ben Blushi, i cili nuk e përjashton asnjëherë kandidimin e tij dhe ish kryemistri Majko.