AlbNewsQarku i Lezhes tashmë është kthyer në frikë për Partinë Socialiste. Kundërshtares së saj i duhen edhe 300 vota për të marrë një tjetër deputet dhe nëkëtë mënyrë rezultati merr një tjetër avantazh për Partinë Demokratike, nga 4:3 për PD në 5:2 për PD. Por këtu deputeti që lëviz në këtë rast nuk shkon për Partinë Demokratike, dmth nuk bëhet deputet i pesti në listë që është Gjovalin Prenga, por i pari i listës së njërës prej partive aleatë që bën pjesë në koalicionin “Aleanca e Ndryshimit”. Ndërkohë në kutitë e panumëruara janë rreth 3400 vota, prej të cilave koalicionit të djthtë i duhen më pak se 1/10.