
Palët në Shqipëri duhet ta zgjidhin vetë krizën politike. Kështu është shprehur bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan Eliot Engel në një intervistë për “Zërin e Amerikës” i pyetur për situatën politike në Shqipëri. “Unë besoj se shqiptarët duhet ta zgjidhin vetë situatën e krijuar politike. Nuk besoj se amerikanët duhet t’u tregojnë shqiptarëve se çfarë të bëjnë. Zgjedhjet siç dihet përfunduan me rezultat të ngushtë. Shqipëria ka një sistem demokratik. Procesi demokratik funksionoi. Njera palë sot kundërshton dhe ndjehet se rezultati nuk ishte i drejtë, pala tjetër thotë se ka siguruar mandatin për të qeverisur. Por këtë duhet ta zgjidhin vetë shqiptarët, jo t’u thonë amerikanët si të veprojnë” theksoi Engel.